Napoli arrin marrëveshje për Zapata
Estudiantes ka konfirmuar se ata kanë arritur marrëveshje me Napolin për Duvan Zapata për tu transferuar në Itali.
22-vjeçari pritet të udhëtojë për në Napoli këtë fundjavë që t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë me nën-kampionin italian.
”Ekziston një marrëveshje e përgjithshme në mes të dy klubeve, ne kemi nënshkruar marrëveshjen, lojtari do të mbërrijë të dielën me vizën e tij dhe do të bëjë testet mjekësore për të nënshkruar më pas kontratën e tij”.
“Zyrtarët e Estudiantes janë njerëz të mirë dhe ne kemi bërë negociatat më të mira të historisë së klubeve, me një sasi të përfshirë që është përreth 10 milionë dollarë. Ne kemi mbrojtur çdo cent të vetëm për Estudiantes. Estudiantes do të marrë 8 milionë dollarë nga Zapata”, thuhet në deklaratën e klubit napolitan.