Arsenali iu përgjigjet kritikëve me fitore
Arsenali e ka mposhtur Fulhamin, si musafir me rezultat 1-3, në ndeshjen që u zhvillua në Craven Cottage.
Arsenali e filloi këtë takim me futboll të bukur, dhe vetëm pas 14 minutash, erdhën deri tek goli, kur pas gjuajtjes së Ramsey, topi shkoi tek Giroud, i cili e mposhti portierin vendas për 0-1.
Sulmet e topqinjëve vazhdonin, dhe në minutën e 41-të, Lukas Podolski shënon për 2-0 me një goditje të fuqishme.
Edhe pjesa e dytë i takoi Arsenali, ndërsa Fulhami i shfrytëzonte vetëm gabimet për kundërsulme. Ishte minuta e 68-të kur Santi Cazorla asistoi tek Podolski, i cili shënoi për golin e tretë të musafirëve.
Ndërsa, për golin e nderit tek Fulham, u angazhua Darrent Bent, i cili shënoi nga devijimi i topit nga Szczesny.