Keane: Bale është i Realit
Sulmuesi irlandez, Robbie Keane, beson se Gareth Bale do të kalojë te Real Madridi para mbylljes së afatit kalimtar veror.
“Mendoj se thjesht këtu ka bërë punë vet emri i Real Madridit. Nuk mund ta shoh atë te Tottenhami, po tregohem i sinqert”.
“Unë do të doja që ai të qëndronte për një vit tjetër, por është Real Madridi, çfarë po prisni? Ai është djalosh i ri”.
“Është mundësia e njëjtë sikur unë që pata për të shkuar te Interi – këto mundësi ju vijnë një herë në jetë. Nëse Bale e shfrytëzon rastin, nëse ai qëndron ose shkon, unë i dëshiroj çdo të mirë pa marrë parasysh çfarë ndodhë”, ka deklaruar Keane.