Te fundit

Allegri: Është dashur të luajmë si Toni


Massimiliano Allegri, Foto: Reuters
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka fajësuar ekipin e tij për disfatën prej 2-1 nga Verona.  Luca Toni realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij ndaj Milanit, teksa Allegri ka lëvduar sulmuesin, duke thënë se ekipi i tij është dashur të ketë përkushtimin e tij.  “Ne kemi qenë ekip vetëm për 13 minuta. Ne e ringjallëm Veronën, që po vuante në minutat e para. Toni ishte shembull se si luftohet sikur një luan, shpirt që është dashur ta kemi ne. Ne duhet të luajmë me më shumë uri për të sjellë rezultate në shtëpi”.  “Që të arrijmë rezultate, ne duhet që të kemi mentalitet tjetër. Verona e meritoi fitoren, kështu që kjo duhet të na bëjë që të reflektojmë”, ka thënë Allegri.

Newer Post Older Post