Te fundit

Hamsik kërkon Scudetton me Napolin


Marek Hamsik (Foto: Getty Images)
Marek Hamsik është i ngazëllyer me fillimin e fuqishëm të sezonit me Napolin dhe shpreson se skuadra e tij mund të luftojë për titullin e Serie A. Skuadra e Rafa Benitez mbrëmë mposhti Bolognën me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë të sezonit, dhe sllovaku shënoi dy gola, ndërsa një tjetër Jose Callejon.  “Ata [Juventusi] janë favoritë, por ne do të fokusohemi vetëm në ndeshjet tona. Por sigurisht shpresoj se fillimi i sezonit në këtë mënyrë tregon se ne mund të fitojmë diçka. Ne do të japim gjithçka; do të japim më të mirën”.  “Ne ishim bindës ndaj Bolognas. Por ne po ashtu e dimë se ka shumë për t’u përmirësuar. E rëndësishme ishte të fillojmë me këmbën e djathtë dhe e arritëm këtë. Ne përfundimisht jemi në rrugë të duhur”, ka thënë Hamsik për Gazzetta dello Sport.

Newer Post Older Post