Te fundit

Milani e nis me humbje, befasohet nga Verona (Video)


toniMilani e ka nisur sezonin e ri në Serie A me humbje. Skuadra Rossonere u befasua nga Verona, duke pësuar 2-1.

Skuadra e Masimiliano Allegrit ka kaluar e para në avantazh falë golit të Andrea Polit, të shënuar në minutën e 14-të. Por, kjo ishte e tëra çka mundi të bënte Milani.
Më pas në skenë doli Luca Toni, i cili shënoi dy gola me kokë, për t’ia siguruar ekipit të tij një fitore historike.
Sulmuesi shtatgjatë realizoi në minutat 30 e 53. Deri në fund të takimit, Milani u tregua i pafuqishëm ta nxirrte së paku një barazim./

Newer Post Older Post