Arrihet marrëveshja REKORDE për Bale
Real Madridi dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshje rekorde në vlerën e 100 milionë euro për transferimin e Gareth Bale. Goal raporton se drejtori i Spurs, Daniel Levy, të dielën më në fund ka pranuar ofertën e gjigantit spanjoll dhe zyrtarizmi pritet të bëhet së shpejti. Klubet raportohet se kanë arritur një marrëveshje që shuma të paguhet në para të gatshme, në tre rata, me Bale që do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, duke tejkaluar rekordin e deritashëm që e mbante Cristiano Ronaldo, i cili në vitin 2009 i kushtoi Realit 93 milionë euro. Gjatë negociatave, Tottenhami kishte kërkuar në marrëveshje të përfshihen edhe lojtarë, por mbrojtësi Fabio Coentrao nuk është pjesë e marrëveshjes, derisa Reali ka refuzuar të përfshijë edhe të riun Alvaro Morata. Bale pritet të nënshkruajë marrëveshje gjashtëvjeçare me klubin nga Santiago Bernabeu, nga e cila do të fitojë 10 milionë euro në vit jashtë taksave.