Benzema nuk shkon te Arsenali
Agjenti i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, ka sqaruar se klienti i tij nuk do të kalojë te Arsenali dhe se po negocion për rinovim me klubin mbretëror. Ishte pohuar se Benzema po kërkohet nga Arsenali pas dështimit për të sjellë Suarezin, por si duket Topçinjtë do të mbesin pa përforcim në sulm. “Ne nuk mund të luftojmë kundër spekulimeve, por unë mund të siguroj se ai nuk do të shkojë te Arsenali”. “Nuk ka pasur kurrë diskutime dhe kurrë nuk ka pasur as një kontakt më i vogël”, ka thënë agjenti Karim Djaziri për Le Journal.