Te fundit

0
Real Madridi dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshje rekorde në vlerën e 100 milionë euro për transferimin e Gareth Bale. Goal raporton se drejtori i Spurs, Daniel Levy, të dielën më në fund ka pranuar ofertën e gjigantit spanjoll dhe zyrtarizmi pritet të bëhet së shpejti.  Klubet raportohet se kanë arritur një marrëveshje që shuma të paguhet në para të gatshme, në tre rata, me Bale që do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, duke tejkaluar rekordin e deritashëm që e mbante Cristiano Ronaldo, i cili në vitin 2009 i kushtoi Realit 93 milionë euro.  Gjatë negociatave, Tottenhami kishte kërkuar në marrëveshje të përfshihen edhe lojtarë, por mbrojtësi Fabio Coentrao nuk është pjesë e marrëveshjes, derisa Reali ka refuzuar të përfshijë edhe të riun Alvaro Morata.  Bale pritet të nënshkruajë marrëveshje gjashtëvjeçare me klubin nga Santiago Bernabeu, nga e cila do të fitojë 10 milionë euro në vit jashtë taksave.
0
Karim Benzema, Foto: Getty ImagesAgjenti i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, ka sqaruar se klienti i tij nuk do të kalojë te Arsenali dhe se po negocion për rinovim me klubin mbretëror. Ishte pohuar se Benzema po kërkohet nga Arsenali pas dështimit për të sjellë Suarezin, por si duket Topçinjtë do të mbesin pa përforcim në sulm.  “Ne nuk mund të luftojmë kundër spekulimeve, por unë mund të siguroj se ai nuk do të shkojë te Arsenali”.  “Nuk ka pasur kurrë diskutime dhe kurrë nuk ka pasur as një kontakt më i vogël”, ka thënë agjenti Karim Djaziri për Le Journal.
0
Njëra ndër çështjet e pazgjidhura në La Ligan spanjolle është edhe zgjedhja në mes të Casillas apo Diego Lopez në portën e Real Madridit. Harrojeni Gareth Bale apo edhe Neymar, ngjarja më e madhe në futbollin Spanjoll deri tani është përzgjedhja në mes të Casillas apo Lopez në portën e Realit të Madridit. Kur Mourinho filloi ta vendoste në portë Diego Lopezin para kapitenit Casillas, besohej që portugezi dhe spanjolli kishin probleme personale dhe se kjo ishte arsyeja pse gardiani spanjoll nuk gjente vend në formacionin bazë. Lopez në anën tjetër nuk po gjente vend startues tek Sevilla, një sezon para se të vinte në Madrid, ndërsa Real Madridi e bleu atë vetëm të ketë një zëvendësues të mirë të Casillasit. Kur Ancelotti erdhi në krye të Realit, mendohej se çdo gjë do të rregullohej dhe se nuk kishte fare dyshim se Iker Casillas nuk do të ishte zgjedhja e parë, megjithatë italiane vazhdoi të ndjek rrugën e Mourinhos duke mos e inkuadruar atë në sfidën e parë të sezonit përballë Real Betis. Kjo ka mërzitur shumë tifozë të Real Madridit dhe vetë Casillasin ndërsa mediat qarkullojnë lajme se ai mund edhe të largohet nga Madridi në drejtim të Barcelonës, gjë që nuk është fare e besueshme, megjithatë në futboll nuk i dihet./veqsport Megjithatë, cili do të ishte mendimi juaj nëse do ishit nën drejtimin e Los Blancos? Shprehuni në formën e komenteve.
Casillas vs Lopez statistika
0
messiaTrajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka zbuluar se Lionel Messi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës të dielën kundër Malagas.

Messi u lëndua në kuadër të Superkupës së Spanjës ndaj Atleticos dhe ende nuk është i gatshëm që të rikthehet në fushën e lojës. “Ne jemi shumë optimist për shërimin e Messit.
Ai nuk do të jetë në skuadër për këtë ndeshje pasi që nuk duam të rrezikojmë asgjë në këtë fazë të kampionatit”, ka thënë Martino. Në vend të Messit në këtë ndeshje pritet që të nis nga fillimi ylli brazilian, Neymar i cili shënoi golin e vetëm për Barçën në barazimin 1:1 me Atleticon për Superkupë


0
ozilPasi skuadra e Real Madrid me transferimin e Isco dhe tani afër është edhe blerja e Gareth Bale, mundësia është që Mesut Ozil të largohet nga Santiago Bernabeu në drejtim të Old Trafford-it.
DailyStar – thotë se United është i gatshëm me një ofertë për Mesut Ozil ku do jetë afër 30milion funta (35milioneuro). Ozil i cili ishte pjesë e Weder Bremen dhe Shcalke 04 ka një kontratë me madrilenët deri më 2016. /
0
Gareth Bale, Foto: Getty ImagesSulmuesi irlandez, Robbie Keane, beson se Gareth Bale do të kalojë te Real Madridi para mbylljes së afatit kalimtar veror.
 “Mendoj se thjesht këtu ka bërë punë vet emri i Real Madridit. Nuk mund ta shoh atë te Tottenhami, po tregohem i sinqert”.
“Unë do të doja që ai të qëndronte për një vit tjetër, por është Real Madridi, çfarë po prisni? Ai është djalosh i ri”.
“Është mundësia e njëjtë sikur unë që pata për të shkuar te Interi – këto mundësi ju vijnë një herë në jetë. Nëse Bale e shfrytëzon rastin, nëse ai qëndron ose shkon, unë i dëshiroj çdo të mirë pa marrë parasysh çfarë ndodhë”, ka deklaruar Keane.