Besa ia ndal vrullin Hajvalisë
Besa e Pejës i është gëzuar fitores së parë në këtë sezon të garave. Pejanët të shtunën pasdite në “Shahin Haxhiislami” munden Hajvalinë me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Përballja në mes ekipit pejanë dhe atij prishtinas ka dhënë lojë të nivelit mesatare, ndonëse ishin nikoqirët ata që më shumë e kërkuan fitoren, njofton KosovaPress. Goli i fitores për Besën vjen në minutën e 52-të, kur Mensur Duraku u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë. Për shkak të një kacafytjeje në mes vetë, Gashi i vendësve dhe Kastrati i mysafirëve u ndëshkuan me karton të kuq.