Te fundit

0
Atdhe Nuhiu, Foto: Getty ImagesMenaxheri i kombëtares shqiptare Alban Bushi ka bërë të ditur se katër emra të rinj janë pranë afrimit me kombëtaren kuqezi. Bushi ka njoftuar se bëhet fjalë për Atdhe Nuhiun, Amir Abrashin, Shkëlzen Gashin dhe Agon Mehmetin. “Për Atdhe Nuhiun është duke u ndjekur e njëjta procedurë me atë të Migjen Bashës. Po punojmë në të njëjtën kohë për të fituar të drejtën e aktivizimit edhe për Amir Abrashin, Shkëlzen Gashin dhe Agon Mehmetin që është pranë kombëtare tashmë”, ka thënë Bushi për Zërin.  Me rastin e Nuhiut një pasaportë shqiptare nuk do të kryente punë, kjo për faktin se sulmuesi ka luajtur më parë me U-21 të Austrisë, pa pasur në zotërim pasaportën shqiptare. Një problem që mund të tejkalohet ashtu siç ka ndodhur në rastin e Migjen Bashës, çështje e cila u dërgua nga FIFA për të marrë një zgjidhje.  “Lojtarët janë në planet e De Biasit dhe vetëm pritet që të kompletojnë dokumentacionin që të ftohen në kombëtare, pasi që qështjet e tjera tashmë janë kryer”, ka shtuar Bushi.
0
Besa, HajvaliaBesa e Pejës i është gëzuar fitores së parë në këtë sezon të garave. Pejanët të shtunën pasdite në “Shahin Haxhiislami” munden Hajvalinë me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Përballja në mes ekipit pejanë dhe atij prishtinas ka dhënë lojë të nivelit mesatare, ndonëse ishin nikoqirët ata që më shumë e kërkuan fitoren, njofton KosovaPress.  Goli i fitores për Besën vjen në minutën e 52-të, kur Mensur Duraku u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë.  Për shkak të një kacafytjeje në mes vetë, Gashi i vendësve dhe Kastrati i mysafirëve u ndëshkuan me karton të kuq.
0
Fushë Kosova, Foto: Zëri
Fushë Kosova ndeshjen e parë para shikuesve të vet e zhvillon kundër Dritës dhe për këtë ballafaqim po mbretëron interesim i madh. “Nuk kemi alternativë tjetër përveç fitores. Fati nuk ishte me ne në ndeshjen e parë, por shpresoj se kësaj radhe do të shënojmë fitore ndonëse e kemi të qartë se Drita ka skuadër shumë të mirë”, tha trajneri i ri i Fushë Kosovës, Zylkifli Obërtinca, për Zërin.  Edhe homologu i tij nga Drita, Musa Selimi është tejet optimist, madje i bindur se Drita do të marrë pikë të plota.  “Përkundër respektit për Fushë Kosovën, Drita është në gjendje të shënoj fitore në këtë ndeshje, madje nuk do të jem i kënaqur as me barazim. Gjatë tërë javë kemi punuar në mënjanimin e disa problemeve të shfaqura në ndeshjen e parë dhe besoj se ia kemi arritur qëllimit”, tha Selimi për gazetën.