0
Gianluigi Buffon ka zbuluar se ai kishte qenë gati të heqë dorë nga Juventusi dy vite më parë, por ishte bindur nga trajneri Antonio Conte për të qëndruar. “Por Conte më telefonoi, duke më thënë gjëra të mira dhe të rëndësishme. Që atëherë, jam më shumë Juventino se më herët”. “Në sezonin e mëhershëm [2010-11], të parin e presidentit Andrea Agnelli, unë nuk luajta në pjesën e parë për shkak të lëndimit dhe në pjesën e dytë nuk isha aty; koka ime ishte diku tjetër”. “U ndjeva se ndoshta ishte koha për ndryshim; të largohem nga Juventusi. Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të madhe të përgjegjësisë, por e humba atë”. “Pastaj, u njoha mirë me drejtuesit e rinj dhe ata ndryshuan mendimet e mia. Duke pasur pjekurinë për të riparuar raportet pas disa mosmarrëveshjeve, kjo ju bën juve më të bashkuar”, ka thënë Buffon.
0
Marek Hamsik është i ngazëllyer me fillimin e fuqishëm të sezonit me Napolin dhe shpreson se skuadra e tij mund të luftojë për titullin e Serie A. Skuadra e Rafa Benitez mbrëmë mposhti Bolognën me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë të sezonit, dhe sllovaku shënoi dy gola, ndërsa një tjetër Jose Callejon. “Ata [Juventusi] janë favoritë, por ne do të fokusohemi vetëm në ndeshjet tona. Por sigurisht shpresoj se fillimi i sezonit në këtë mënyrë tregon se ne mund të fitojmë diçka. Ne do të japim gjithçka; do të japim më të mirën”. “Ne ishim bindës ndaj Bolognas. Por ne po ashtu e dimë se ka shumë për t’u përmirësuar. E rëndësishme ishte të fillojmë me këmbën e djathtë dhe e arritëm këtë. Ne përfundimisht jemi në rrugë të duhur”, ka thënë Hamsik për Gazzetta dello Sport.
0
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka fajësuar ekipin e tij për disfatën prej 2-1 nga Verona. Luca Toni realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij ndaj Milanit, teksa Allegri ka lëvduar sulmuesin, duke thënë se ekipi i tij është dashur të ketë përkushtimin e tij. “Ne kemi qenë ekip vetëm për 13 minuta. Ne e ringjallëm Veronën, që po vuante në minutat e para. Toni ishte shembull se si luftohet sikur një luan, shpirt që është dashur ta kemi ne. Ne duhet të luajmë me më shumë uri për të sjellë rezultate në shtëpi”. “Që të arrijmë rezultate, ne duhet që të kemi mentalitet tjetër. Verona e meritoi fitoren, kështu që kjo duhet të na bëjë që të reflektojmë”, ka thënë Allegri.
0
Milani e ka nisur sezonin e ri në Serie A me humbje. Skuadra Rossonere u befasua nga Verona, duke pësuar 2-1.
Skuadra e Masimiliano Allegrit ka kaluar e para në avantazh falë golit të Andrea Polit, të shënuar në minutën e 14-të. Por, kjo ishte e tëra çka mundi të bënte Milani.
Më pas në skenë doli Luca Toni, i cili shënoi dy gola me kokë, për t’ia siguruar ekipit të tij një fitore historike.
Sulmuesi shtatgjatë realizoi në minutat 30 e 53. Deri në fund të takimit, Milani u tregua i pafuqishëm ta nxirrte së paku një barazim./
0

E
studiantes ka konfirmuar se ata kanë arritur marrëveshje me Napolin për Duvan Zapata për tu transferuar në Itali.
22-vjeçari pritet të udhëtojë për në Napoli këtë fundjavë që t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë me nën-kampionin italian.
”Ekziston një marrëveshje e përgjithshme në mes të dy klubeve, ne kemi nënshkruar marrëveshjen, lojtari do të mbërrijë të dielën me vizën e tij dhe do të bëjë testet mjekësore për të nënshkruar më pas kontratën e tij”.
“Zyrtarët e Estudiantes janë njerëz të mirë dhe ne kemi bërë negociatat më të mira të historisë së klubeve, me një sasi të përfshirë që është përreth 10 milionë dollarë. Ne kemi mbrojtur çdo cent të vetëm për Estudiantes. Estudiantes do të marrë 8 milionë dollarë nga Zapata”, thuhet në deklaratën e klubit napolitan.